Ditëlindja e legjendës së Milan NULL NULL nga Shpend Spahija 08.05.2024 08:34 nga Shpend Spahija 08.05.2024 08:34 Legjenda e Milan, Franco Baresi, sot feston ditëlindjen e 64-të. Italiani njihet si ndër figurat kryesore në histori të klubit, ndërsa tani ka pozitën e zëvendës kryetarit tek Milan. Baresi si futbollist karrierën e ka zhvilluar vetëm tek Milan, për 20 vjet, nga viti 1978 deri më 1998. Për dy dekada, mbrojtësi kishte fituar 6 kampionate italiane, 4 Superkupa të Italisë, 3 Champions League, 2 Superkupa të Evropës, 2 Kupa të Botës për klube dhe 1 Botëror me Italinë.