Ditëlindja e 70, urime e mallkime për Putinin (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 08.10.2022 20:21 nga Agnesa Sahiti 08.10.2022 20:21 Ditëlindjet e tjera mund t’i kenë shkuar pa u përfolur shumë. Por këtë 7 tetor Presidenti i Rusisë, Vladimit Putin, u bë lajm në shumicën e mediave vendore e botërore. Kjo si pasojë e luftës në Ukrainë, por edhe dhuratave që mori. Aleati i tij bjellorus, Alexander Lukashenko, i dhuroi një traktor. Ky i fundit konsiderohen mjet kryesor industrial në shtetin që udhëheqë. Dhurata mund të ketë peshë të tjetër në kontekstin e luftës në Ukrainë, ku traktorët janë përdorur për të tërhequr tanket ruse të kapura. Konkurrencë bjellorusit i bëri Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, që liderit të Kremlinit i dha sasi të mëdha pjepri e shalqiri, njofton Klan Kosova. E sundimin e Putinit kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, e quajti mandatim nga Zoti. Ai u bëri thirrje besimtarëve në të gjithë vendin që të luten për shëndetin e presidentit, por pati të atillë që u lutën që ky të vdesë. Dikush u tall me udhëheqësin që mbushi 7 dekada jetë. Në Pragë demonstruesit vendosën një statujë gjigante që e përshkruan atë si një perandor lakuriq të ulur në një tualet të artë. E kur i pari i Rusisë mbushi të 60-at pati protesta, pasi aludohej se e fitoi pushtetin me manipulime votash. Gjashtë vite më vonë një baner gjigand i tij ishte shpalosur në urën e Manhatanit në Nju Jork që kishte në sfond flamurin rus dhe atë sirian, si dhe poshtë fjalën paqebërësi.