Ditë me diell sot, temperaturat arrijnë në 31 gradë Celsius NULL NULL 23.06.2025 07:00 23.06.2025 07:00 Moti me diell Përgjatë ditës së hënë, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell. Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 31 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv. Përderisa do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. “Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 15 orë më parë