Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ditë e madhe për futbollin shqiptar, të ëndërrojmë së bashku”, FShF-ja feston arritjen e Kosovës

NULL NULL
16.11.2025 20:56

Federata Shqiptare e Futbollit ka festuar kualifikimin e Kosovës në Playoff-in e Kupës së Botës.

Ata e quajtën ditë të madhe për futbollin shqiptar dhe përshëndetën me gëzim këtë arritje.

Një ditë e madhe për futbollin shqiptar! FShF përshëndet me gëzim dhe emocion të veçantë arritjen historike të Kosovës, që për herë të parë siguron vendin në PLAY-OFF të një Botërori”, shkruan FShF-ja.

“Kjo sigurisht është një fitore që e ndjen çdo shqiptar, kudo që jeton dhe, ashtu siç theksoi edhe Presidenti Armand Duka, është një moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë”.

“Urime Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë ekipit drejtues për këtë sukses të jashtëzakonshëm!”

“Le të vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë dhe të shkruajmë histori në futbollin shqiptar!”

lajme të ngjashme