Dita ndërkombëtare: Romët s’kanë festë, vuajnë për bukë NULL NULL 08.04.2026 20:36 08.04.2026 20:36 Përkrah flamurit shtetëror dhe atij kombëtar, pranë ndërtesës së Komunës së Gjakovës u vendos edhe një tjetër flamur, për të shënuar 8 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom. Sipas përfaqësuesve të këtij komuniteti, kjo ditë i ka gjetur ata më mirë se vitet e kaluara, raporton Klan Kosova. Emrah Cermjani, drejtor i organizatës Rome in Action, theksoi përmirësimin e kushteve të jetesës dhe arsimimit, duke shtuar se tashmë ka më shumë kuadro të kualifikuara, përfshirë kandidatë për doktoraturë. Megjithatë, ai theksoi se gjendja ekonomike mbetet shqetësuese, pasi nuk është e barabartë me atë të qytetarëve të tjerë. Ndërkohë, reagimet e qytetarëve ishin të ndryshme. Disa shprehën falënderime dhe shpresë për të ardhmen, ndërsa të tjerë, të dëshpëruar nga varfëria, shprehën shqetësimin për situatën e tyre ekonomike, duke përmendur vështirësitë që hasin në përditshmëri. Kronika më poshtë sjell detaje: