Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita e zisë, kosovarët solidarë me të prekurit nga tërmeti (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 08.02.2023 20:18

Prishtinasi Enver Baki, që i takon komunitetit turk, është mirënjohës që shteti ku jeton, Kosova, nderoi me shpalljen e së mërkurës ditë zie mijëra jetë të humbura nga lëkundjet e fuqishme të tokës më 6 shkurt në Turqi.

Sipas tij, zija shtetërore tregon zemrën e madhe të kosovarëve dhe lidhjen e ngushtë me shtetin turk.

Edhe miku i tij, Izedin Bajrami, beson se fatkeqësitë e tilla kalojnë çdo ndasi mes popujve.

Këta janë të prekur nga bilanci tragjik në shtetin turk, por pa mërzi nuk janë as kosovarët.

Kryeqytetasit po përkrahin edhe veprimin e institucioneve për uljen e flamujve në gjysmështizë.

Rastet e tilla, sipas qytetarëve, tregojnë solidaritetin e njerëzve, derisa luten që tragjedi të tilla të mos përsëriten asnjëherë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

 

 

 

lajme të ngjashme