Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita e parë pa viza, kaq fluturime realizohen nga Aeroporti i Prishtinës

NULL NULL
nga Albert Bajrami 01.01.2024 14:44
Aeroport

1 janari i 2024-tës i dha fund pritjes disavjeçare të liberalizimit të vizave.

Ndërrimi i moteve solli edhe mundësinë që qytetarët të udhëtojnë pa viza drejt zonës Schengen.

Edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ditën e parë pa viza vërehet një fluks i udhëtarëve.

Në një përgjigje për Klankosova.tv zëdhënësja e ANP-së Valentina Gara, tha se gjithsej për këtë ditë janë planifikuar të realizohen 65 fluturime.

“Arritje 33, nisje 32”, tha Gara.

Sipas të dhënave të aeroportit, shumica e fluturimve nga Prishtina realizohen drejt Evropës, përpos tre prej tyre, dy në Turqi dhe një në Angli (Londër).

Sot, në ora 8:00 është realizuar fluturimi i parë pa viza drejt Austrisë.

Fluturimet e planifikuara mund t’i gjeni KËTU

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.