Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita e komunitetit boshnjak, Osmani ndan dekorata (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 28.09.2023 20:38

Konakut presidencial në ditë feste, s’i shkuan me veshje të zakonshme.

Qepjet tradicionale i zgjodhën, për të kremtuar ditën e komunitetit të tyre, në pritjen që për këtë arsye ua bënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Boshnjakët e Kosovës, e para e shtetit s’i nderoi veç me nikoqirllëk. Disa prej tyre që tashmë kanë ndërruar jetë, i dekoroi me çmime post-mortum, njofton Klan Kosova.

Më i larti, “Urdhri i Lirisë” u nda për luftëtarin për çlirim,  ish-pjesëtarin e UÇK-së, Nehat Demiri.

Luftën, presidentja e zuri në gojë edhe kur foli për hijekat e njëjta që ky komunitet e shqiptarët kanë.

Për të bëmat e Serbisë nuk u ndal me kaq. Përmendi edhe atë që të dielën ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

 

 

lajme të ngjashme