Dita e gjashtë e Wimbledonit vjen me pesë ndeshje të jashtëzakonshme në Artmotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 03.07.2021 12:58 nga Arbon Flugaj 03.07.2021 12:58 Transmetimet e drejtpërdrejta nga fushat e Wimbledonit në Londër e në platformën Artmotion vazhdojnë edhe në vikend. Këtë të shtunë edhe 5-ndeshje të jashtëzakonshme vijnë për shikuesit e platformës. Si çdo herë këto përballje do të transmetohen në dy kanalet kryesore, Art Sport 1 dhe Art Sport 2. Fillimisht e nisim në Art Sport 2 me përballjen në konkurrencën e femrave mes Cirsteas dhe Raducanut që nis nga ora 14:00 e pastaj në përfundim të ndeshjes së saj në ekranet e juaja do të transmetohet edhe përballja e meshkujve në mes Auger-Aliassime dhe Kyrgios. Nga ana tjetër, në Art Sport 1 vijnë 3 duele senzacionale që sjellin para ekranit yjet dhe talentët më të mëdhenjë të këtij sporti. Gjithçka nis me fillim nga ora 14:30 me përballjen në mes Juvan dhe super talentes 17 vjeçare, Gauff për të vazhduar më pas me ballafaqimin e ikonës Federer dhe britanikut, Norrie dhe krejt në fund për ta mbyllur ditën e transmetimeve do të ballafaqohen tenisierja e ranguar si e para në botë, Aishlegh Barty dhe kundërshtarja Siniakova.