Dita e Çlirimit të Drenasit, Lladrovci përgatit mirënjohje për çdo familje dëshmori NULL NULL 16.06.2025 19:50 16.06.2025 19:50 Ramiz Lladrovci Sot është shënuar 26-vjetori i çlirimit të qytetit të Drenasi. Në nder të kësaj dite, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci bëri të ditur se ka përgatitur mirënjohje për secilën familje të dëshmorëve të kësaj zone. Ndër të tjera, ai bëri të ditur se mirënjohjet do të shpërndahen nga 18 qershori, transmeton Klankosova.tv. “Të nderuara familje të dëshmorëve të komunës së Drenasit, në shenjë nderimi për çdo familje të dëshmorit, me rastin e Ditës së Çlirimit, kam përgatitur mirënjohje për secilën familje në pajtim me Regjistrin zyrtar për dëshmorët”. “Për shkak të racionalizimit të kohës dhe rrethanave, mirënjohjet mund t’i merrni te drejtorët e shkollave, sipas lokalitetit ku gjendet shkolla juaj. Mirënjohjet mund ti merrni nga 18 qershori 2025”, ka shkruar Lladrovci në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025