Dita e Çlirimit, Tasholli: Ata që e bartën mbi supe luftën, s’janë në mesin tonë (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 18:32 12.06.2025 18:32 Ismail Tasholli nga “Liria ka emër” sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, me rastin e Ditës së Çlirimit tha se këto data janë shenja të rikthimit të një kohe që nuk ka qenë e lehtë. Ai gjithashtu duke folur për ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë tha se festa pa ta nuk është e plotë sepse siç tha ai, ata e kanë bartur mbi supe luftën. “Zakonisht këto datat thërrasin në kujtesë, zakonisht këto ceremoni janë si shenja të rikthimit të një kohe që nuk ka qenë e lehtë. Ne kemi qenë fëmijë, por e di ndjesinë e robërisë së paku edhe të reflektuara në fytyrat dhe sytë e familjeve”. “Këto data janë data të reflektimit, të një reflektimi të një uniteti dhe kohezioni shoqëror dhe gjithsesi duhet të rikujtohet edhe për hatër që të ardhmen ta kemi më ndryshe, më mirë, ku secili e jep kontributin e vet për një shtet, për një shoqëri”. “Sot është dita e kujtimin dhe njerëzit, një ndër njerëzit kryesor të ndërrimit të asaj paradigme politike nuk janë këtu në mesin tonë, për ta gëzuar këtë liri që e kem. Ky është edhe paradoksi edhe absurdi. Me i thënë dikujt 26 vjet më herët që kjo do të ndodhte kështu, nuk do e kishim besuar. Njerëzit kryesorë që e kanë bartur mbi supe luftën, disa prej tyre nuk janë në mesin tonë dhe festa nuk është e plotë”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 5 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë