Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

DITA D

NULL NULL
22.02.2018 08:15

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo ujdi shkon si e plotësuar në parlament edhe me një aneks-marrëveshje të firmosur në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanovviq sipas së cilës pas ratifikimit të saj priten rishikime dhe korigjim të vijës kufitare.

Këtë ujdi e përkrah Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kurse Vetëvendosje jo.

Qëndrimi i Listës Serbe ende nuk është i qartë.

Për ratifikimin e Demarkacionit duhen 80 vota nga 120 deputetë, sa i ka Kuvendi.

Ratifikimi i Demarkacionit është njëri nga dy kushtet e mbetura të  Kosovës të vendosura nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave, njofton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.