8:26, 23 Gusht 2019

Dita botërore në kujtim të tregtisë me skllevër dhe zhdukjes së saj shënohet çdo 23 gusht dhe ka për qëllim të mbajë në kujtim të gjithë njerëzve tregtinë me skllevër dhe tragjedinë e tyre.

Skllavëria konsiderohet si temë historike. “Njeriu mall”, ndonëse për këtë tani thuhet: na ishte një herë, realiteti është ndryshe. Në të gjitha kontinentet ka forma të skllavërisë moderne. Sipas vlerësimit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut mendohet se rreth 600.000 afrikanë punojnë si skllevër në shtëpitë e familjeve me orgjinë arabe. Edhe në Kinë zbulohen rregullisht raste të skllavërisë moderne, shkruan kosovapress. Në korrik një punëtor drejtues i një guroreje u dënua me vdekje. Ai kish rrahur për vdekje një punëtor me të meta mendore. Ky rast u bë i njohur edhe jashtë Kinës. Prej kësaj u zbulua se kryesisht nëpër gurore, punojnë në kushte të mjerueshme mijëra burra, por edhe shumë fëmijë, që më parë ishin regjistruar si të humbur.

Edhe në Amerikën e Jugut kapitulli i skllavërisë, që konsiderohet si i mbyllur prej kohësh, është ende i hapur. S´kanë kaluar as dy muaj qëkurse policia gjatë një aksioni të madh çliroi 1.100 punëtorë në një plantacion të panxharit të sheqerit. Pronari i fermës, ku prej panxharit të sheqerit nxirrej karburant bio, kish përdorur një metodë të zakonshme për Brazilin. Ai u kishte shitur njerëzve pa të ardhura plaçka, aparatura pune, medikamente dhe ushqime me çmime të larta, derisa ata nuk ishin më në gjendje të paguanin. Që nga ky moment nis puna e detyruar për ta.

Konkurs Pune

Lexo më shumë