Dita Botërore e Ushqimit, OKB: Deri në vitin 2030, zero uri NULL NULL 16.10.2022 08:31 16.10.2022 08:31 Dita Botërore e Ushqimit festohet çdo vit më 16 tetor për të promovuar ndërgjegjësimin dhe veprimin global për ata që vuajnë nga uria dhe për të theksuar nevojën për të siguruar një dietë të shëndetshme për të gjithë. Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) caktoi 16 tetorin si Ditën Botërore të Ushqimit në vitin 1979. Kjo ditë mbledh 150 vende por dhe shumë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për të rritur ndërgjegjësimin për çështje si varfëria dhe uria. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se deri në vitin 2030 të ketë një përmirësim të jetës së njerëzve sa i përket ushqyerjes e ndërkohë qëllimi kryesor është që të zhduket uria në botë. OKB ka renditur disa hapa si të arrihen qëllimet për të zhdukur varfërinë: Të drejtat e njeriut Politika koherente dhe veprimi i koordinuar në nivel kombëtar, rajonal dhe global Zbatimi transformues dhe investimet në prodhim dhe konsum të qëndrueshëm Gratë si nëna, fermere dhe sipërmarrëse Administrimi gjithëpërfshirës i palëve të interesit në të gjitha nivelet Riorganizimi i sistemeve të bujqësisë dhe ushqimit përballë ndryshimit të klimës Ditën e sotme Organizata e Kombeve të Bashkuara ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e ushqimit përmes një postimi në Tëitter ku thuhej se ushqimi është shpresë, shëndet dhe shtëpi. /klankosova.tv/ And for the millions of people that @WFP reaches every year, it is the foundation of a full & dignified life. Sunday is #WorldFoodDay. https://t.co/2D9H550h5d pic.twitter.com/wbkXGEQWsz — United Nations (@UN) October 16, 2022