Dita botërore e sëmundjes së lëkures ”Lupus” NULL NULL 10.05.2015 11:00 10.05.2015 11:00 Lupus është një sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet. Lupusi njihet si një sëmundje autoimune. Veçori e sëmundjeve autoimune është se vetë faktorët mbrojtës të organizmit vënë në shënjester të sulmit të tyre inde apo edhe organe të shëndetshme të organizmit. Lupusi mund të japë dëmtime si: Në lëkurë, Veshka, Zemer, Mushkëri, Enët e gjakut, Sistemin nervor, Kockat dhe ligamentet etj. Ende nuk njihet ndonjë shkaktar real i lupusit. Kjo sëmundje mund të prekë këdo ( pak më shumë seksin femer ) pavarësisht rraces, vendit ku jeton, moshës, ngjyrës së lëkures etj. Lupusi prek veshkat dhe është një çrregullim serioz, pasi mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve. Ai mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, sepse shenjat dhe siptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës, që ngjan me krahët e një fluture. Edhe pse janë shumë të pakët ata që kanë dëgjuar për këtë sëmundje, në plan botëror Lupusi, është më i shpeshtë se sa skleroza ose leukemia. Të sëmuret me lupus duhet të kenë parsysh disa këshilla elementare: Te evitojnë ekspozimin ne diell: Ekspozimi në diell ka tendencë të përkeqesojë simptomat e Lupusit. Këshillohet të përdorën rroba të cilat japn një ajrosje të lëkurës sidomos në stinen e ngrohtë. Këshillohet përdorimi i kremrave me faktor të lartë mbrojtës. Te evitohen maksimalisht infeksionet: Duke qenë se këta persona mund të jenë duke përdorur imunosupresorë atëherë ata mund të jenë të rrezikuar nga infeksionet e ndryshme. Këshillohet evitimi i personave që kane infeksione. Femrat që janë me lupus ka shumë mundësi që të kenë shqetësime serioze gjatë shtatëzanisë si tension lartë , probleme me veshkat etj . Femrat që përdorin kontraceptiv këshillohet qe t’i evitojnë ato gjithnjë duke u bazuar tek agravimi i sëmundjes së Lupusit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.