Dita botërore e pingpongut 2020 do të festohet në shtëpi NULL NULL 29.03.2020 15:32 29.03.2020 15:32 "Sekretari gjeneral i Federatës së pingpongut të Kosovës, Fadil Luta, i ka ftuar të gjitha klubet, pingpongistët, trajnerët dhe dashamiret e sportit të pingpongut që ta krijojnë nga një video individuale shume të shkurtër (maksimum 4-5 sekonda) duke goditur topin në forma kreative". Festimi i ditës botërore të pingpongut me 6 prill këtë radhë do të behet nga ITTF duke krijuar një video 24 orëshe me goditje të topit të pingpongut nga të gjitha shtetet. Sekretari gjeneral i Federatës së pingpongut të Kosovës, Fadil Luta, i ka ftuar të gjitha klubet, pingpongistët, trajnerët dhe dashamiret e sportit të pingpongut që ta krijojnë nga një video individuale shume të shkurtër (maksimum 4-5 sekonda) duke goditur topin në forma kreative, njofton Klan Kosova. “Mund të përdorni objekte që i gjeni rreth shtëpisë suaj për të goditur topin, ose pse jo të bëni edhe ndonjë trik-goditje. Qofte në dhomë të gjumit, kuzhinë, oborr, garazhe, pra mund të krijoni videon kudo që ndodheni”. “Videot me interesante të zgjedhura nga ITTF Foundation do kombinohen për të krijuar ‘rally’ më të gjatë online, që do publikohet në ITTF Foundation dhe mediat sociale të ITTF-së me 06 prill 2020”. “Afati fundit për t’i dërguar këto video në Federatën e Pingpongut të Kosovës (info@fppk.com) është deri me 01 prill 2020 në ora 23:59 të cilat me pastaj do të dërgohen në ITTF Foundation”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Ronaldo mungoi në varrimin e Jotas, u frikësua se mund ta tërhiqte vëmendjen nga ceremonia 2 orë më parë