Distria Krasniqi, kampione e Evropës NULL NULL 11.11.2016 16:44 11.11.2016 16:44 Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur kampione evropiane për garuesit deri 23-vjet. Ajo e morri këtë titull në Kampionatin Evropian U-23 të xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit. Në finale ajo u përball me rumunen, Larisa Florian, ndërsa në gjysmëfinale të kësaj gare e mposhti italianen Fabiola Pidroni, njofton Klan Kosova.