Distria Krasniqi: Kam qajtur kur e pranova medaljen dhe pash flamurin e Kosovës (VIDEO) NULL NULL 08.08.2021 22:54 08.08.2021 22:54 Kampionia Olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, ka treguar një moment interesant gjatë momentit kur ajo e fitoi Medaljen e Artë duke thënë se këtë moment e ka paramenduar për shumë kohë. “Në atë moment kur kam fituar me ka ardhur shumë me qajtë. Sidomos në vitet e fundit kur para se të flija e paramendoja vetën duke hipur në podium edhe vendin e parë dhe në atë moment kur më është thirr emri më është kujtuar kjo dhe tash është kjo realitet e lot më kanë dalë vetvetiu”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, ajo thotë se menjëherë pas luftës i ka telefonuar prindërit e saj. “Ishin shumë të emocionuar dhe ishin mbledhur e gjithë familja edhe pse mami nuk i përcjellë kurrë ndeshjet prej emocioneve”, është shprehur e Arta Olimpike e Kosovës.