Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian NULL NULL 29.04.2022 16:18 29.04.2022 16:18 Kampionia olimpike, Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë. Ajo për të bronztën mundi gjermanen, Mascha Ballhaus, kategoria -52 kg. Është kjo medalja e katërt në Evropian për senior për Distrian. Flaka Loxha (-57 kg), zuri vendin e shtatë, suksesi më i madh i saj në Evropianin e seniorëve. Nesër garojnë Akil Gjakova e Laura Fazliu. /Klankosova.tv/