Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Distancimi social dobëson sistemin imunitar të fëmijëve? Eksperti zbulon detajet kryesore

NULL NULL
09.01.2022 19:08

Masat e distancimit social për të luftuar COVID-19 kanë dobësuar sistemin imunitar të fëmijëve të vegjël, duke i lënë ata të prekshëm ndaj infeksioneve gjatë sezonit të dimrit, sipas një mjeku në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ranya Khairy Ammar, një specialiste e pediatrisë së përgjithshme në Shahama, tha për Al Arabiya English, se një numër në rritje i fëmijëve janë sëmurur gjatë periudhës së të ftohtit, me një numër më të lartë se zakonisht të pacientëve të rinj që kërkojnë trajtim për gripin dhe viruse të tjera të frymëmarrjes.

“Në muajt e fundit kemi parë një numër më të madh të fëmijëve që sëmuren ndoshta për shkak të sezonit të gripit. Në të njëjtën kohë, fëmijët mbeten në rrezik të infektimit me COVID-19, ndaj është shumë e rëndësishme që prindërit të forcojnë sistemin e tyre imunitar dhe të qëndrojnë të shëndetshëm”, tha ajo, përcjell Klankosova.tv

“Për më tepër, fëmijët kanë qëndruar më shumë brenda dhe kjo mund të ketë kontribuar në uljen e imunitetit të tyre natyror”, shtoi ajo.

Ammar tha se stina e dimrit normalisht fillon me një numër të shtuar të fëmijëve që vuajnë nga ftohja dhe kolla.

lajme të ngjashme