Disa vende të BE-së pezullojnë procesin e vaksinimit me AstraZeneca NULL NULL 15.03.2021 21:54 15.03.2021 21:54 Gjermania, Franca dhe Italia kanë pezulluar procesin e vaksinimit me AstraZeneca kundër COVID-19. Kjo pasi disa vende të BE-së që e kanë përdorur këtë lloj të vaksinës kanë raportuar për efekte anësore që mund të jenë serioze, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Kujtojmë se Danimarka dhe Norvegjia e kanë ndaluar përdorimin e AstraZeneca pasi që janë raportuar raste të izoluara të gjakderdhjes, mpiksjes së gjakut dhe një numër të ulët të trombociteve. Edhe Islanda dhe Bullgaria kanë ndjekur shembullin e dy shteteve të lartpërmendura. Spanja po ashtu do ta ndalojë përdorimin e vaksinës për të paktën 15 ditë. klankosova.tv