Disa të vrarë nga të shtënat në Zvicër NULL NULL 10.05.2015 11:43 10.05.2015 11:43 Trupa të pa jetë janë gjetur brenda dhe jashtë një ndërtese në qytetin e Vyrenlingen, të Zvicrës, bënë të ditur policia zvicerane. Policia në Zvicër ka bërë të ditur se disa njerëz janë vrarë nga të shtënat në qytetin Vyrenlingen. Policia nuk e ka dhënë ende numrin e saktë të viktimave, por ka thënë se të gjithë të vrarët janë të rritur. Trupa të shtrirë janë gjetur brenda dhe jashtë një ndërtese të banimit. Motivi i vrasjeve duket të jetë një mosmarrëveshje familjare dhe rasti nuk ka të bëjë me terrorizëm, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bernhard Graser. Më shumë detaje priten gjatë ditës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025