Disa të rinj në Universitetin e Beogradit thërrasin “Heil Hitler” NULL NULL 17.12.2016 12:36 17.12.2016 12:36 Disa të rinj kanë ndërprerë një debat të premten mbrëma për historinë e Republikës së Serbisë në Fakultetin Filozofik në Beograd, duke sulmuar studentët që morën pjesë në një ligjëratë thirrur “Heil Hitler” dhe “Sieg Heil”, raporton Tanjug, përcjell Klan Kosova. Në një video të lëshuar në kanalin Youtube mund të dëgjohen të rinjtë duke bërë këto thirrje. Një student i cili mori pjesë në këtë takim, ka thënë për Blicin serb se në mesin e atyre të pranishmëve në takim ishin të rinjtë që i përkasin organizatës “Fronti Kombëtar Serb” dhe të cilët sulmuan fizikisht studentët. “Ata ofenduan studentët e pranishëm mbi baza fetare, raciale, etnike dhe seksuale”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.