Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Disa psikologë protestojnë para SHSKUK-së: Konkursi i fundit padrejtësi që duhet të ndalet

NULL NULL
15.10.2019 10:40

Specialistët e Psikologjisë Klinike kanë protestuar para Administratës së ShSKUK-së për mos punësimin e tyre.

Ata për të tretën ditë me radhë kanë kundërshtuar konkursin e shpallur nga ShSKUK-ja me 10 shtator që fillimisht kërkoheshin të punësoheshin dy psikologë klinikë e më pas në po të njëjtin konkurs është kërkuar edhe një psikolog klinikë specialistë me koeficient të pagës më të lartë, njofton Klan Kosova.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë shumë pak veta, ndërsa njëri prej tyre ka thënë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesës së tyre për punësim.

“Grupi i specialistëve të psikologjisë klinike solidarizohet sëbashku me psikologët tjerë dhe synojmë që që t’i ndalim padrejtësitë që po ndodhin në konkursin e fundit në SHSKUK në të cilin kërkohen dy psikologë në Klinikën e Psikiatrisë”, ka thënë njëri nga protestuesit.

“Këto punësime po ndodhin për shkak të librezave partiake. Ka ardhë fundi dhe nuk do të tolerojmë të punësohen personat që nuk janë kompetent për këto shërbime. Protesta jonë do të vazhdojë deri në përmbushje të kërkesave tona”.

“Do t’i dalim në mbështetje komunitetit të psikologëve të Kosovës. Padrejtësia ka ndodhur edhe më herët”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.