Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Disa orë para ndeshjes me Liverpoolin, vdes legjenda e Real Madridit

NULL NULL
21.02.2023 11:18

Në prag të ndeshjes së rëndësishme me Liverpoolin në Champions League, Real Madridit i doli një hidhërim.

Klubi njoftoi për vdekjen e legjendës Amancio Amaro, i cili kishte qenë futbollist, trajner dhe president nderi.

Ai vdiq në moshën 83-vjeçare.

Amancio, luajti për Real Madridin midis viteve 1962 dhe 1976, me të cilin fitoi Kupën e gjashtë Evropiane, nëntë Liga dhe tre Kupa të Spanjës.

Amancio u tërhoq nga futbolli më 30 qershor 1976, duke qenë atëherë golashënuesi i katërt i të gjitha kohërave për Real Madridin pas Alfredo Di Stefano, Ferenc Puskas dhe Paco Gento.

Amancio Amaro bëri histori si menaxher në Real Madrid duke udhëhequr Castilla në kampionatin e Kategorisë së Dytë në 1984.

Më pas ai mori drejtimin e ekipit të parë të Real Madridit, derisa u zëvendësua nga Luis Molowny.

Amancio më pas u zgjodh president nderi i Real Madridit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.