Disa nga destinacionet ku mund ta kaloni muajin e mjaltit (FOTO) NULL NULL 02.11.2018 18:00 02.11.2018 18:00 Shumë persona janë në gjendje të kryejnë punët më të mundimshme, por kur vie radha të zgjedhin vendin se ku do t’i kalojnë pushimet e tyre, mbeten në dilemë. Në rast se jeni duke kërkuar vendin se ku të shkoni, më poshtë mund të shihni disa ide, transmeton Klan Kosova. Paros në Greqi, pikërisht aty ku ujërat janë të kristalta, me një fshat të bukur i cili e bënë një ishull më të mirë, duke mos i munguar as pjesa më e rëndësishme, ushqimi. Tropea në Itali, i cili ndodhet në vijën bregdetare të Kalabrisë me qytetin e tij sikur në librat e përrallave. Laplanda në Finlandë, aty ku muajin e mjaltit mund ta kalosh pranë mrekullive natyrore me aureolën magjike në qiell. Paris në Francë, një nga destinacionet më romantike në botë. Si dhe Santa George në Belize, ishull privat dhe i qetë. Shkëputje totale nga zhurma.