Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Disa mjekë shqiptarë në Amerikë bëjnë thirrje për vaksinim (VIDEO)

NULL NULL
12.08.2021 21:21

Pesë mjekë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes disa video-mesazheve u kanë bërë thirrje popullatës në Kosovë që të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Nora Gashi, e cila është specialiste e mjekësisë interne në New Jeresy dhe Presidente e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Mjekësisë në ShBA, ka bërë thirrje për vaksinim teksa ka treguar edhe për përvojat e saja me pacientë gjatë pandemisë.

“Gjatë pandemisë kam qenë në vijën e frontit me pacientët e infektuar me COVID-19, kam pasur raste shumë të rënda dhe kam parë vdekje ku trajtimi ka dështuar. Tani e kemi vaksinën e cila ka treguar efikasitet në uljen e infektimit dhe transmetimit të virusit”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Arbër Shehu, mjeku dhe hulumtuesi shkencor në spitalin e John Hopkins në Shtetet e Bashkuara tha se hulumtimet e deritanishme kanë treguar se vaksinuar kundër COVID-19 kanë rezultuar tejet efektive.

“Unë jam pjesë e ekipit punues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat e bëjnë matjen e efektit të tyre, ku kemi arritur rezultate tejet të shkëlqyera dhe vaksinimi e ka bërë efektin e vet”, është shprehur Shehu.

Ndërsa, Arbenita Dervisholi, e cila ushtron profesionin e infermieres dhe është kandidate e doktoratës në anestezionologji në Universitetin e John Hopkins tha se vaksinat kundër COVID-19 në SHBA e kanë ulur dukshëm infeksionin dhe vdekjet nga ky virus.

Agron Ismaili i cili është mjek dhe internist në Florida tha se gjatë punës së tij si mjek ka parë që shumë pacientë që vaksinimi kundër COVID-19 u ka shpëtuar jetën.

“Gjatë punës sime si mjek në spital, kam parë shumë pacientë që vaksinimi kundër COVID-19 u ka shpëtuar jetën, prandaj vaksinohuni kundër COVID-19”, është shprehur Ismaili.

Kurse, Asul Dalipi, i cili punon si internist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se të gjithë ata pacientë që kanë vdekur nga COVID-19 nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Tani për tani, pacientët me sëmundje serioze dhe pacientët që kanë humbë jetën nga virusi COVID-19, nuk kanë qenë të vaksinuar, prandaj vaksinimi kundër COVID-19 është i sigurt dhe tepër efektiv kundër sëmundjes serioze dhe kundër vdekjes nga COVID-19”, ka thënë Dalipi, njofton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.