Direkt nga vendi i ngjarjes: Si vdiq prokurori Enver Krasniqi duke luajtur futboll? (VIDEO) NULL NULL 03.03.2021 23:29 03.03.2021 23:29 Prokurori Enver Krasniqi që po i hetonte tri prej rasteve më të bujshme në vend – vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit, Listën e Veteranëve dhe çështjen e Kasafortës në Presidencë – ka vdekur mbrëmjen e sotme derisa po luante futboll. Në Edicionin Special është raportuar direkt nga fusha e futbollit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku edhe ndodhi rasti tragjik. Klan Kosova ka mësuar se prokurori Krasniqi kishte qenë duke luajtur me miqtë e tij nga Prokuroria dhe disa policë, derisa kjo nuk ishte hera e parë që shkonte në këtë vend pasi aty luante futboll tash e pesë vjet. Burime të televizionit thonë se ai e kishte caktuar vetë terminin e lojës së sotme të futbollit dhe kishte insistuar disa herë që ta formonte ekipin. Krasniqi megjithatë lojën nuk e çoi deri në fund, pasi pati probleme shëndetësore qysh në pesë minutat e parë të ndeshjes ku edhe kishte rënë për tokë e ku i kishin shkuar për ndihmë miqtë e tij dhe më pas kishin ardhur edhe ekipet mjekësore. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, derisa në vend të ngjarjes ka shkuar edhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi. Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve. “Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë”, ka shkruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 53 minuta më parë