Diplomojnë 18 kadetë të FSK-së, bëhen oficerë NULL NULL 04.07.2025 10:23 04.07.2025 10:23 Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, po mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjeneratës 2025. Tetëmbëdhjetë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë diplomuar për t’u bërë oficerë. “Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafirë e familjarë të kadetëve”, tha FSK-ja në njoftimin për media, transmeton Klankosova.tv Siç njofton gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, janë gjithsejtë 18 kadetë të FSK-së, të cilës pas shkollimit 4-vjeçar, sot do të diplomojnë, duke u ngritur në gradën oficer. Në ceremoni po marrin pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 4 orë më parë