Diplomatët rusë dhe amerikanë do të takohen në Turqi këtë javë NULL NULL 26.02.2025 13:36 26.02.2025 13:36 Sergei Lavrov Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov sapo ka thënë se diplomatët rusë dhe amerikanë do të takohen të enjten në Stamboll. Të dy delegacionet do të diskutojnë “problemet sistemike” në funksionimin e ambasadave të dy vendeve të tyre, tha Lavrov në një konferencë shtypi në Katar, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Një takim i mundshëm midis presidentit të ShBA-së, Donald Trump, dhe presidentit rus Vladimir Putin ka qenë në diskutim pasi Trump e telefonoi Putinin për të diskutuar negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Asnjë datë nuk është caktuar ende, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.