Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diplomatët e mirë sjellin investime të huaja

NULL NULL
22.04.2015 14:53

Në Prishtinë ka filluar seminari treditor për diplomaci ekonomike, në të cilin synohet që diplomatët kosovarë të marrin përvoja se si mund të promovojnë produktet vendore, sjelljen e investitorëve dhe zhvillimin e ekonomisë.

Drejtori i Akademisë Diplomatike, Skënder Durmishi ka thënë në këtë aktivitet se Kosova ka hyrë në fazën ku një diplomat i mirë është ai që krahas përfaqësimit të denjë të Kosovës, të arrijë edhe të sjellë investime të huaja dhe të promovojë prodhimet vendore në shtetin ku ai vepron.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i MPJ-së Kreshnik Gashi, i cili tha se tashmë është formuar diplomacia kosovare dhe se është faza e duhur për zhvillimin e diplomacisë ekonomike
Në këtë seminar që është organizuar nga Akademia Diplomatike do të ligjërojnë edhe ambasadorë të vendëve evropiane në Kosovë,ministra dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.