Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dinari serb: Licencimi i Postës, i dëmshëm për Kosovën (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 24.03.2024 21:01

Në 24 vjetët e ekzistencës së saj pas lufte, nuk mbahet mend të ketë mbetur ndonjëherë pa para.

Filiali i Kursimorës së Postës në Graçanicë që për mbi dy dekada operoi ilegalisht, ka mbetur ka asnjë dinarë, pas futjes në fuqi nga 1 shkurti, të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kjo po u shkakton jo pak telashe serbëve të këtushëm, që pensionet e ndihmat më parë i merrnin nga ky bankomat.

Inatin me mungesën e valutës serbe në këtë  të ashtuquajtur bankë, e shpreh edhe një tjetër banor.

Legjitimimi i pagesave të financuara nga shteti serb, do të mundësohej në rast se BQK-ja licencon si bankë Kursimoren e Postës serbe. Për Mejdi Bektashin si ekonomist, kjo nuk do të ndalte ndikimin e Beogradit mbi këto të ardhura.

E BQK-ja, pohon se ka të drejtën e saj diskrecionale për të vlerësuar dhe vendosur nëse licencimi i tillë është në funksion të arritjes së objektivave të saj, të garantuara me ligjet e Republikës s së Kosovës.

lajme të ngjashme