Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dimri “vjen” javën tjetër (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa 04.01.2023 21:01

“Verë në dimër”, kjo shprehje ndoshta i shkon shumë motit të këtyre ditëve në vend. Kështu qytetarët zor se kanë mundur vitet e kaluara t’i shijojnë kafet në ambiente të hapura për një kohë të gjatë. E ndonëse zyrtarisht kemi hyrë në stinën e borës, kryeqyteti u zbardh veç një herë. Por, ky mot jo fort i zakontë për këtë kohë e ka një arsye.

“Këto janë cikle meteorologjike, varen nga fusha barike, ose fusha e shtypjes së lartë atmosferike, momentalisht i gjithë gadishulli Ballkanik dhe një pjesë e Evropës është nën ndikim të fushës anticiklone, që e ka shtri veprimin dhe nuk ka ndryshuar për këto ditë.” deklaron meteorologu Sylë Tahirsylaj.

E pasi në viset malore ka ra borë qe një kohë, të reshura pritet të ketë edhe në pjesë tjera të vendit nga java që po vjen ku do të bien edhe temperaturat.

“Kur të bjen kjo fushë, shtypja ulet, temperatura rritet, apo ulet, atëherë masat ajrore lëvizin, retë lëvizin dhe shkarkohen dhe vjen deri të reshjet.” tha tutje ai.

Por, Tahirsylaj nuk e lidh motin e këtyre ditëve me ngrohjen globale, pasi thotë se edhe në të kaluarën ka pas situata të tilla, si në vitin 1906 dhe 1907.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.