Dikush i hyri në shtëpi vetëm për t’ia pastruar (FOTO) NULL NULL 25.05.2019 21:33 25.05.2019 21:33 Kushdo që ka hyrë në shtëpinë e një personi në Masachusetts gjatë javës së kaluar, nuk kishte vjedhur gjë. Ata, megjithatë, u larguan nga shtëpia duke e lënë të pastër. Nate Global i ka treguar mediave se kur u kthye nga puna në shtëpi, mundi të vërente se dikush i huaj kishte qenë aty. Asgjë nuk mungonte, por 44-vjeçari vuri re se shtretërit ishin rregulluar, tepihët e pastruar dhe tualetet e lara. Ata madje i krijuan edhe disa lule origami në letrat e tualetit, transmeton Klan Kosova. Këtë eksperiencë ai e quajti “të çuditshme dhe të frikshme” dhe e kontaktoi policinë, të cilët thanë se nuk kanë dëgjuar më parë për ndonjë eksperiencë të tillë. Nate thotë se mund ta ketë lënë hapur derën e prapme të shtëpisë dhe mendon se ndoshta ndonjë shërbim i mirëmbajtjes së shtëpive ka shkuar gabimisht në shtëpinë e tij.