Dijoni me epërsi të thellë ndaj Trepçës në pjesën e parë në Fiba Europe Cup NULL NULL 09.10.2024 20:45 09.10.2024 20:45 Trepça po humb me rezultat të thellë prej Dijonit në ndeshjen e parë të grupit H në Fiba Europe Cup me rezultat 62-39. Francezët ishin më të mirë se minatorët edhe në çerekun e parë, të cilin e fituan me rezultat 34:27, por që epërsia u rrit në 10-minutëshin e dytë. Në çerekun e dytë, “Minatorët” arritën që të shënonin vetëm 12 pikë, teksa Dijoni arriti që të shënonte 28 sosh. Më i miri në pjesën e parë ishte Tmushiq i Trepçës me 17 pikë të shënuara e dy topa të vjedhur, kurse te Dijoni u dallua McDuffie me 13 pikë të shënuara e një top të vjedhur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.