Digjni gjethet e dafinës për shumë përfitime shëndetësore NULL NULL 26.09.2017 15:00 26.09.2017 15:00 Është përdorur qysh nga kohët e lashta për të nderuar fituesit e Lojërave Olimpike. Gjethet e dafinës janë shumë më tepër sesa vetëm një erëzë dhe ka një traditë shekullore që janë pjesë e mjekësisë natyrore. Vetitë e tyre unike mjekësore, duke përfshirë efektet e forta anti-inflamatore dhe qetësuese, njiheshin dhe përdoreshin edhe nga egjiptianët e lashtë, grekët dhe romakët. Madje edhe sot, ata që praktikojnë mjekësinë alternative pranojnë përfitimet e mrekullueshme shëndetësore të gjetheve të dafinës, që ndihmojnë për hipertensionin, pagjumësinë dhe stresit, si dhe kontrollin e nivelit të kolesterolit në gjak. Përveç kësaj, besohej se gjethet e dafinës mund të mbështesin trajtimin e epilepsisë, transmeton Klan Kosova. Për të marrë gjithë përfitimet shëndetësore nga gjethet e dafinës, ju mund t’i shtoni ato në ushqimet tuaja ose mund t’i ndizni me kujdes ato në një enë që reziston nxehtësinë dhe të lejoni të shpërndahet aroma në shtëpinë tuaj. Djegia e gjetheve të dafinës është shumë e dobishme për të relaksuar muskujt tuaj, duke qetësuar mendjen dhe duke përmirësuar disponimin tuaj. Nuk ka dyshim – sapo të provoni të digjeni disa gjethe të dafinës në shtëpinë tuaj, ju do të dëshironi të bëni atë përsëri! Edhepse për këtë mund të përdorni edhe gjethet e freskëta ashtu edhe si ato të thara, këto të fundit janë shumë më efektive sepse aroma e tyre është më e fuqishme. Përfitimet shëndetësore të djegies së gjetheve të dafinës: Qetëson sistemin nervor Përmirëson sistemin imunitar Përmirëson aktivitetin mental Lehtëson dhimbjet