Digjet një veturë në Vushtrri NULL NULL 20.04.2025 10:09 20.04.2025 10:09 Foto Ilustrim Një veturë në Vushtrri, më saktë në Smrekonicë është djegur në rrethana të panjohura. Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se vetura ishte me targa lokale. Ndërkaq, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. “Fsh. Smrekonicë, Vushtrri 19.04.2025, 20:13. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një makinë me targa lokale. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar2, njofton PK. /Klankosova.tv