Digjet një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar në Ferizaj NULL NULL 10.10.2023 08:59 10.10.2023 08:59 Të hënën një person ka raportuar në Policisë se në rrethana te panjohura është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti është nën hetime, raporton Klan Kosova. “Ferizaj 07.10.2023 – më 09.10.2023, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar. Është njoftuar prokurori kujdestar, njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.