Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjet një hapësirë fushore te Kalaja e Kulinës në Kamenicë

NULL NULL
01.07.2025 17:54
Foto: Arian Mavriqi.

Është përfshirë nga zjarri një hapësirë fushore te Kalaja e Kulinës në Kamenicë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili bëri të ditur se zjarri është lokalizuar dhe s’ka rrezik për përhapje apo dëme materiale.

“Ju njoftojmë se me datën 01.07.2025 rreth orës 12:00 kemi pranuar informacion për një zjarr tek vendi i quajtur “Kulina”.

“Njësite policore relevante së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ishte duke u djegur një hapësirë fushore. Zjarri nga ana e ekipës së zjarrfikësve është lokalizuar dhe sipas tyre nuk ka rrezik për përhapje apo dëme materiale”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.