Digjet një autobus në rrugën Prishtinë – Podujevë (VIDEO) NULL NULL nga Albert Bajrami 23.07.2023 17:23 nga Albert Bajrami 23.07.2023 17:23 Një autobus u dëmtua tërësisht si pasojë e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë. Kjo u konfirmua nga për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Ahmeti tha se nuk raportohet për persona të lënduar. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha Ahmeti. Ajo shtoi se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Pamjet e siguruara nga Nehat Bllacaku.