Digjet kati i dytë i një shtëpi në Kodër të Trimave, intervenojnë zjarrfikësit (VIDEO) NULL NULL 05.05.2026 22:10 05.05.2026 22:10 Një shtëpi dykatëshe në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Kodrën e Trimave të Prishtinës, u përfshi nga zjarri, i cili u raportua rreth orës 21:05. Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra tha për Klankosova.tv se zjarri është lokalizuar, por zjarrfikësit po vazhdojnë të kujdestarojnë. Kati i sipërm i shtëpisë, me dy dhoma dhe çatia u përfshinë nga zjarri. “Aty bëhet fjalë për një shtëpi dykatëshe në rrugën ‘Nexhmi Llumnica’. Për zjarrin është lajmëruar në ora 21:05. Zjarri është lokalizuar por zjarrfikësit janë ende duke kudjestaruar, në katin e sipërm janë përfshirë dy dhoma dhe çatia”, tha Shkodra për Klankosova.tv.