Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjet fabrika e peletit në fshatin Murgull të Podujevës

NULL NULL
13.07.2021 11:51

Një fabrikë e peletit në fshatin Murgull të Podujevës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 04:40, është pranuar informata për një zjarr në një fabrikë peleti në fshatin Murgull në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, thuhet në përgjigjen e Borovcit.

Tutje ai shtoi se dëmet materiale janë të konsiderueshme, por nuk raportohet për të lënduar, përderisa ka nisur hetimi i rrethanave të ngjarjes me fokus shkakun e zjarrit.

lajme të ngjashme