Digjet depoja në Pejë, lëndohen 8 persona, dëmet milionëshe (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 25.03.2023 20:38 nga Agnesa Sahiti 25.03.2023 20:38 Depoja e një qendre tregtare u dogj të shtunën në Pejë. Policia e ndaloi kalimin në rrugën që të dërgonte përreth saj dhe kërkoi ndjekjen e atyre alternative. Organet e rendit u pozicionuan edhe në pjesë të tjera të qytetit, derisa qytetarët e personeli përreth objektit u evakuuan. Zjarrfikësit ndërkaq punuan në shuarjen e flakëve nga mëngjesi, deri rreth orës 16, që nisën në depo e kapluan edhe pjesë të tjera të objektit. E në ndihmë u erdhën edhe kolegët nga rajoni. “Kanë bërë një punë të suksesshme edhe pse përhapja e zjarrit ka qenë shumë e shpejtë, për shkak të materialeve që gjendeshin në objekt”. tha Gani Krasniqi, Shef i Sektorit për Siguri dhe Emergjenca. Derisa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, nga tymi i tij përfunduan 8 persona të helmuar. Shtatë nga ta, pas trajtimit në Spitalin e Pejës u liruan për në shtëpi, ndërsa njëri po vazhdon mjekimin, por është në gjendje stabile. Pronari, Ramiz Kelmendi, tha se në kohën e incidentit nuk ndodhej askush brenda si dhe se nga faza e parë e hetimeve dëmi ka arritur deri në 35 milionë euro. Ndërkohë në vendngjarje dolën edhe ekipet e KEDS-it, që pohuan se për shkaqe sigurie e ndërprenë një largpërçues privat nga i cili furnizohej biznesi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025