Digjet ara me 2 hektarë grurë në Bardhosh – pronari fajëson institucionet përgjegjëse (VIDEO) NULL NULL 29.06.2025 20:54 29.06.2025 20:54 Një arë në fshatin Bardhosh të Prishtinës e mbjell me grurë, u kaplua nga flakët pasditen e së shtunës, e të cilat u përhapën në më shumë se dy hektarë. Për këtë pronari i tokës, Halit Arifi, fajëson institucionet përgjegjëse për neglizhencën ndaj mbeturinave afër tokave bujqësore nga të cilat thotë se i erdhi zjarri. E ata që ndërhynë për të shuar zjarret treguan se përveç flakëve problem kishin edhe erën. Shqetësimin për mbeturinat që vazhdimisht hidhen pranë arave, shprehu edhe një bujk tjetër. Një njohës i mjedisit e cilëson shqetësuese praninë e mbeturinave pranë tokave bujqësore. Sipas pronarit të tokës, flakët kanë shkaktuar dëme që arrijnë mijëra euro, ndërsa nuk pret që dikush t’i kompensojë humbjet. Ndiqni kronikën në vazhdim: