Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjen mbi tre hektarë pisha në Parkun e Sllatinës, dyshohet se erdhi nga pakujdesia e një qytetari

NULL NULL
17.06.2025 14:40
Fotoilustrim

Mbi tre hektarë me pisha janë djegur nga një zjarr që ka kapluar për më shumë se 24 orë Parkun e Pishave në Sllatinë.

Krejt kjo si pasojë e flakëve që u përhapen nga siç dyshohet pakujdesia e një qytetari, raporton Klan Kosova.

Mbikëqyerësi i parkut, Agim Shishani, i tha gazetares së Klan Kosovës, Arife Halitit, se zjarri është nën kontroll nga zjarrfikësit e Fushë Kosovës, që ujin po e bartin me shpinore.

Ndërkohë, janë kontaktuar edhe ekipet e zjarrfikësve nga komunat tjera për të qëndruar në gatishmëri nëse do të ketë shpërthim të madh të flakëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.