Digjen edhe tri vetura të serbëve në veri me targa RKS NULL NULL 31.03.2023 10:35 31.03.2023 10:35 Mbrëmë pas mesnatës janë djegur tri vetura me targa RKS, të cilat i përkisnin qytetarëve të nacionalitetit serb. Njëra veturë që u dogj ndodhej në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”, po ashtu në Mitrovicë të Veriut. Djegia e tri veturave vjen pas djegies së dy të tjerave, po ashtu me targa RKS, dje në orët e para të mëngjesit. Deri më tani nuk ka informacione se kush e ka shkaktuar zjarrevënien. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023