Dieta me pak kalori ruan shëndetin e trurit NULL NULL 13.03.2018 23:45 13.03.2018 23:45 Agjërimi mund të ruajë shëndetin e trurit, kanë treguar studime të reja. Një dietë me pak yndyrë që përfshinë 40% më pak kalori se sa doza e rekomanduar ka ulur inflamacionin tek qelizat e trurit tek minjtë, është thënë në studimin e realizuar nga Qendra Mjekësore Groninhen në Holandë. Tutje është thënë se mënyra e tillë e të ushqyerit gjithashtu mbanë funksionin e indeve të trurit. Autori udhëheqës i studimit, Bart Ehhen ka deklaruar se inflamacionet e iniciuara nga mosha tek microglia mund të ndaloheshin vetëm kur minjtë ishin nënshtruar një dietë më pak kalori. Microglia është një lloj i qelizave në tru që ndihmon funksionimin normal të indeve të këtij organi. Këto rezultate gjithashtu sugjerojnë se zvogëlimi i kalorive është më efektiv për shëndetin e trurit se sa ushtrimet.