Dieta e të famshmes, Karlie Kloss NULL NULL 10.10.2016 14:00 10.10.2016 14:00 Pa dyshim, Karlie Kloss konsiderohet si një top modele. Ajo ka qenë fytyra e shumë markave të mëdha, dhe gjithashtu është një ish-modele e Victoria Secret, transmeton Klan Kosova. Shumë njerëz pyesin veten se si ia del Kloss që të ketë forma aq të mira trupore. Natyrisht, dieta e saj është mjaft e vështirë. Ajo ka zbuluar për “Stylecaster” se çfarë ha ajo në një ditë të zakonshme. “Unë zakonisht filloj ditën time me një omëletë vezësh me avokado, salcë dhe kafe me qumësht bajamesh”, ka thënë ajo. Për drekë Kloss ka thënë se ushqehet me proteina dhe perime ose sallata. Ndërsa darka e Karlie Kloss përfundon me peshk ose zarzavate dhe perime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 3 weeks