Dieta e re – hani para pasqyrës! NULL NULL 08.06.2017 18:30 08.06.2017 18:30 Nëse u ka humbur apetiti, atëherë uluni para pasqyrës dhe vazhdoni procesin e ngrënjes! Studimi i fundit, thotë se ushqimi para një pasqyre e bën shijen e ushqimit më të mirë dhe rrit sasinë e konsumimit, transmeton Klan Kosova. Gëlltitja e ushqimit para një imazhi të vetes që ha, ka të njëjtin ndikim, zbuloi një studim. Kjo mund të mbështetet në hulumtimet e mëparshme që tregojnë se ngrënja nën shoqërimin e të tjerëve e bën ushqimin dukshëm më të këndshëm se sa të hash vetëm. Studiuesit besojnë se gjetjet e tyre mund të përfitojnë veçanërisht të moshuarit, të cilët shpesh hanë vetëm.