Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dick Advocaat largohet nga Sunderland

NULL NULL
28.05.2015 08:54
Trajneri i skuadrës angleze, Sunderland ka vendosur që të largohet nga menaxhimi i kësaj skuadre, pasi i siguroi mbijetesën në këtë sezonë.

Holandezi 67 vjeçar ka thënë se nuk do të dëshironte që ta vazhdonte karrierën edhe më tutje.

Ai iu bashkua Maceve të zeza në fund të sezonit të kaluar, për ta zëvendësuar të shkarkuarin Gus Poyet.

“Sunderland ka qenë një nga pikat kryesore në karrierën time” ka thënë Advocaat.

Ai ka shtuar se vjen një moment në jetë kur ju duhet të merrni një vendim, unë tashmë jam 68 vjeçar.

Një numër i klubeve janë shprehur të interesuara për të, por ai ka thënë ose me Sunderlandin ose me askënd.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.